Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Bonu burrë me dy R-ja! TETOVË
Goja kapak ,trupi rahat "Presheva"
Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri.PRESHEVË
Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN
Burri lidhet për fjale; jo për kërpeshi. TETOVË
Mos i luj fjalët si rospaja kriçet. TETOVË
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN
Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVË
Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË
Ai që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH
Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR
Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN
Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG
Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH
Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
Ku ngul hunë var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË
Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kërkon gjen. PËRMET
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushkën. TROPOJË
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORË
Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODËR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN
Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirë flet një herë. KRUJË
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
[redaktoni] Atdheu
Vendi ndërrohet,atdheu nuk Harrohet.KOSOVË(Martin Ndrecaj)
Ara ime varri im. LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha. VLORE
Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
Bukë e hi në shtëpi. PERMET
Çdo hi në vatrën e tij. JUG
Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
Dardha bie nën dardhë. VLORË
Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
Gjuha bashkon kombin. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
[redaktoni] Mënçuria
Menquria eshte si një trëndafil të cilin ne duhet ta ujitim,te mos thahet.KOSOVË(Martin Ndrecaj)
Mendo shume here e fol njeherë. KAMENICE (J.Vrapcani)
Pelën mos e kap për bishti po pi kërpeshi. TETOVË
Budallës ja mbush bithën por jo edhe mendjen. TETOVË
Gruja s'ipet me qesim. TETOVË
Kur je ne grope mos germo me shume. TULLACI VLORE
Me mire rralle e per mall, se sa shume e per lum. TULLACI VLORE
Kush nuk ka koke, ka kembe. TULLACI VLORE
Te futi gishtin, futi karin. TULLACI VLORE
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
Mos rro me andrra kolsh. TETOVË
Dy budallë bajnë sa ni akmak. TETOVË
Si t'ja krujsh, kruja fell! TETOVË
Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
E treta e vërteta. DEVOLL
Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
I doxh tomli i fron kosit. TETOVË
Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
Mos e ban penin tra. DIBËR
Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
Nuk luan ferra kot. VLORË
Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË
Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
Ç'i do qeni brekët. KORÇË
Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
Shpesh e shpesh bohet përshesh. TETOVË
Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
Kam inat po nuk kam takat. BERAT
Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
S'jepet një pelë për një thelë. JUG
S'ka varfëri i mençuri. JUG
Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË
Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË
U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
[redaktoni] Thjeshtesia
Më mirë puno kot sa rri kot.KOSOVË(Martin Ndrecaj)
Gjoja ham, shpajna bam. TETOVË
Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
I buti thyen të fortin. SHKODËR
Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
Për pleshtin djeg jorganin. JUG
Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
I gjen mushka drutë. JUG
I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË
Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
S'tunden malet me përralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
U hap dheu, doli një plesht. JUG
U mbars mali, polli një mi. JUG
Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
Bëj si të thotë më i madhi. JUG
Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
S'di gomari të haj tagji. PËRMET
Dami të bëhet mësim. DIBËR
Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
[redaktoni] Drejtesia
E mira eshte vijë, e liga eshte segment.KOSOVË(Martin Ndrecaj)
Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
I ligu të puth e të kafshon. JUG
I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
Kur s'ka çka t'i bëj gomarit, i mshon samarit. KAMENICE (J.Vrapcani)
Nganjehere edhe drejtesia e madhe del ne sernishte. KAMENICE (J.Vrapcani)
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
Koka e falur s'pritet. JUG
Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORÇË
Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
S'hahet në vend të djathit. KORÇË
S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORË
Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET
[redaktoni] Liria
Per te pasur liri duhet furnizuar me gjak.KOSOVË(Martin Ndrecaj)
Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. JUG.
Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. KOSOVË
As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb. JUG
Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODËR
Breshka po ferrën don. KAVAJË
Buka e botës s'të ngop. KORÇË
Buka e botës, laku i kokës. SARANDË
Burri nuk shtrihet as për së vdekmi. MIRDITË
Çdo mal e din barrën e vet. PRIZREN
Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. JUG
Çdo shpresë fluturon me krahët e saj. JUG
Ç'hall ke, vështroje. VERI
Dasëm pa mish nuk ka. KORÇË
Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
Dele e butë në qafë të ujkut. JUG
Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË
Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. SHKODËR
E di gjalmi ç'ka torba. PËRMET
E di vetë gomari ku i vret samari. JUG
Gunë e huaj s'të mban ngrohtë. KOLONJË
Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. VERI
Hallet e mia i di trari im. ELBASAN
Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj. MYZEQE
I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË
Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË
Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. SARANDË
Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR
Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË
Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR
Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG
Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVË
Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR
Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET
Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË
Kush unj qafën i bie zverkut. JUG
Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR
Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË
Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË
Liria i ka rrënjët në gjak. JUG
Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË
Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT
Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË
Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË
Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË
Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN
Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR
Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG
Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK
Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE
Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT
Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË
Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT
Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH
Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG
Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR
Mjer ai që pret nga tjetri! JUG
Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË
Mos shko maz pas pele. KOSOVË
Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR
Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR
Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG
Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË
Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG
Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË
Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN
Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. VLORË
Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË
Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË
Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË
Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE
S'bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË
Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG
S'mbahet shpirti me falimnders. VERI
Syri i të zotit plehron arën. JUG
Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË
Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË
[redaktoni] Puna
me mirë puno kot sa rri kot.KOSOVË(Martin Ndrecaj)
Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË
Kot puno , kot mos raj! TETOVË
Mos patësh punë, luje derën! TETOVË
Mbajlle sot se e korr nesër. TETOVË
Kur çet vetajma, nuk vihet çataja. TETOVË
Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR
Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
Dita pa punë nata pa gjumë. JUG
Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË
Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD
Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. SHKODËR
I di 'Meta' punët e veta. KAMENICE (J.Vrapcani)
Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEÖESH
Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
Kush ka turp, vdes për bukë. JUG
Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR
Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
Malet tunden, po nuk bien. JUG
Me fal gjakun është burrni. KOSOVË
Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG
Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË
Mushka do dru, e demi kular. SARANDË
Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR
Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. JUG
Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG
Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET
Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET
Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG
Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR
Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. JUG
Kur s'ke punë luaj derën. PËRMET
Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË
Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT
Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET
Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. BERAT
Kush përton vdes urije. BERAT
Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË
Kush s'punon, dheut i rëndon. JUG
Kush zë brumë do të gatuajë. JUG
Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". SHKODËR
Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË
Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË
Mos rri si nusja në dasëm. JUG
Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË
Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
Një ujë që nuk ecën s'pihet. ELBASAN
Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË
Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË
Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË
Punen e sotit mos e le për nesër. KAMENICE (J.Vrapcani)
Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË
Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË
Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT
Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË
Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË